Atletiko Madrid regjistroi një fitore të rëndësishme teksa mposhti 2-1 Villareal në transfertë. Aksel Vitsel kaloi në avantazh madrilenët që në minutën e 9 të sfidës.
Edhe pas këtij goli, Atletiko nuk e uli ritmin dhe provoi disa herë për golin e dytë, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal.
Në të dytën, vendasit provuan të reagonin me Aleksandër Sorloth, por deri në fund nuk arritën të menaxhonin rezultatin.
Tre minuta nga fundi, Saul riktheu avantazhin e Atletikos dhe blindoi 3 pikët e ndeshjes. Një fitore me vlere kjo për madrilenët që mbeten në vendin e katërt me 58 pikë, 2 më shumë se Bilbao i vendit të pestë. (A2 Televizion)