Bajrami drejt Rangers, skocezët të çmendur pas tij: Do na vijë rekordmeni i Europianit

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 20:10 | Futboll

Bajrami drejt Rangers, skocezët të çmendur pas tij: Do na

Nedim Bajrami nuk po kalon një moment të mirë me Sassuolon, e cila përfundoi në Serie B në sezonin e fundit. Megjithatë, mesfushori shqiptar duket se nuk është sërish i pëlqyer nga trajneri dhe nuk ka marrë shumë minuta, madje në ndeshjen e fundit nuk u aktivizua fare në Serie B.

Por ky fakt mund të ketë lidhje edhe me një largim të mundshëm të tij nga Italia. Media shqiptare në Maqedoninë e Veriut, “Sportmandia”, ka shkruar se 25-vjeçari do të huazohet te gjigantët skocezë të Gllazgou Rejnxhërs, shkruan A2 CNN.

Lajmi është përhapur me shpejtësi jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Britani, ku skocezë e kanë mirëpritur shqiptarin duke e lidhur atë menjëherë me golin më të shpejtë në Europian, atë ndaj Italisë në Gjermani pas vetëm 23 sekondave.

Megjithatë, tashmë pritet që ky transferim të mbyllet në ditët e fundit të kësaj merkatoje vere, atëherë kur Bajrami do të grumbullohet me Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, ndaj Ukrainës në transfertë dhe ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”. /A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos