Broja në “ajër”, Chelsea synon sulmuesin e Anglisë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 18:19 | Futboll

Broja në “ajër”, Chelsea synon sulmuesin e Anglisë

Chelsea është një nga ekipet me kontingjentin më të madh të lojtarëve, por sërish nuk ndale në merkato, duke synuar transferime të rëndësishme edhe në ditët e fundit të merkatos së verës.

Armando Broja ishte një hap larg transferimit tek Ipsëich, madje kreu edhe testet mjekësore, por më pas gjithçka ngeci dhe ende nuk është e qartë se cila është e vërteta. Pavarësisht se sulmuesi shqiptarë mund të mbesë në Londër, drejtuesit e “bluve” po lëvizin sërish në merkato dhe tani synojnë transferimin e sulmuesit të kombëtares angleze, Ivan Toney, shkruan A2 CNN. 

Ai ka më pak sesa një vit të mbetur në kontratën e tij dhe u la jashtë dy ndeshjeve të para të Brentfordit në Premier Ligë, kundër Crystal Palace dhe Liverpool. 28-vjeçari ka në tavolinë një ofertë fitimprurëse nga Al-Ahli, por tashmë Chelsea është futur seriozisht në garë për ta bërë pjesë e ekipit të Marescas. /A2CNN.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos