Një mbrojtës i skuadrës Nacional vdiq në spital ku prej disa ditësh ishte shtruar pasi kishte rënë pa ndjenja në fushë gjatë një ndeshjeje të Kupës Libertadores.
27-vjeçari uruguaian po kurohej prej datës 22 gusht, ku u rrëzua në tokë gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos. “Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e lojtarit tonë të dashur Juan Izquierdo”, njoftoi skuadra uruguaiane në llogarinë e saj në X. Ngushëllimet erdhën nga klubi i Sao Paulos, por edhe sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez.
“Dhimbje, trishtim, e vështirë të shpjegohet. U prehtë në paqe. Shpresoj që familja dhe miqtë të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen”, tha Suarez.
Izquierdo kaloi në intubim të dielën, para se të ndërronte jetë.
Në ndeshjen e 22 gushtit ai u fut si zëvendësues në fushë dhe në minutën e 84-t u rrëzua pa pasur kontakte me ndonjë lojtar tjetër. (A2 Televizion)