“Asnjë grua tjetër nuk më kërkon mua llogari përveç…”, trajneri kritikohet për përgjigjen seksiste

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 09:22 | Futboll

“Asnjë grua tjetër nuk më kërkon mua llogari

Një trajner ka marrë kritika të ashpra dhe është detyruar të kërkojë falje pasi dha një përgjigje seksiste në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Abel Ferreira, trajneri i Palmeirasit në Brazil, pas fitores 5-0 të ekipit të tij ndaj Cuiaba, u pyet nga një gazetare për arsyen e dëmtimit të një futbollisti i cili sapo ishte kthyer nga një dëmtim i mëparshëm.

Siç raporton televizioni A2, përgjigjja e tij ishte: “Duhet të kuptosh një gjë. Unë i jap llogari vetëm 3 grave: nënës sime, bashkëshortes sime dhe Presidentes së klubit tim. Janë të vetmet që kanë të drejtën të më kërkojnë llogari mua. Pse humbi ekipi, pse u dëmtua lojtari etj. Të tjerat mund të flasin, mund të lavdërojnë apo kritikojnë”.

Pas këtij episodi dhe bujës që bëri në Brazil, 45-vjeçari u mundua të justifikohej, duke thënë se përgjigjen në një konferencë shtypi nuk e jep për një gazetar të caktuar, por për të gjithë gazetarët e pranishëm.

“Unë nuk i përgjigjem gazetarit që bën pyetjen, por të gjithëve në konferencë, duke përfshirë edhe tifozët e skuadrës”, tha Ferreira, i cili shtoi se e ka telefonuar personalisht gazetaren për t’i kërkuar falje./ A2 CNN

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos