Chiesa largohet nga Juventusi, zbulohet destinacioni i radhës

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 14:27 | Futboll

Chiesa largohet nga Juventusi, zbulohet destinacioni i radhës

Federico Chiesa largohet nga Juventus. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi italian do i bashkohet Liverpoolit për 13 milionë euro.

Chiesa do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me ekipin e drejtuar nga Arne Slot, siç raporton A2.

Futbollisti i përfaqësueses italiane ishte në vitin e fundit të kontratës me Juventusi dhe trajneri i ri i bardhezinjve, Thiago Motta, e kishte nxjerrë jashtë projektit.

26-vjeçari ka luajtur 235 ndeshje në Serinë A dhe 51 ndeshje me Italinë./ A2 CNN

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos