Bajrami si në Europian, shënon pas 56 sekondave në Europa League

Nga A2 CNN
26 Shtator 2024, 18:57 | Futboll

Bajrami si në Europian, shënon pas 56 sekondave në Europa League

Nedim Bajrami ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve skocezë të Rangers. Pasi asistoi në ndeshjen e fundit në kampionat, mesfushori shqiptar realizoi pas vetëm 56 sekondave në Europa League, në transfertën suedeze ndaj Malmoe.

Po ashtu si në Europian, kur shënoi pas 23 sekondave ndaj Italisë në ndeshjen e parë duke vendosur rekord, Bajrami ka shënuar që në nisje të takimit, gol i cili është i pari për të me skuadrën skoceze, shkruan A2 CNN.

Bajrami u transferua në Skoci në fund të merkatos së verës nga skuadra e Sassuolos, e cila ra në Serie B. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos