Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit. 18-vjeçari u aktivizua në Carabao Cup, në ndeshjen që Arsenali luajti ndaj Boltonit.
Kacurri zëvendësoi Calafiorin në minutën e 70 të përballjes që Arsenali e fitoi 5-1, shkruan A2.
Talenti shqiptar është pjesë e të rinjve të Arsenalit, por për shkak të mungesave të shumta, Mikel Arteta e mori në ekipin e parë.
Maldini Kacurri numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17.
Hera e fundit kur Kacurri ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren U-19 ka qenë 17 tetori i vitit 2023.
(A2 Televizion)