AZ Alkmaar-Elfsborg, Juxhin Xhaja pa mëshirë në Europë – penallti, karton i kuq dhe 5 gola

Nga Dea Kozma
26 Shtator 2024, 10:37 | Futboll

AZ Alkmaar-Elfsborg, Juxhin Xhaja pa mëshirë në Europë

Penallti, karton i kuq dhe 5 gola të shënuar. Gjithçka ndodhi në ndeshjen midis Alkmaar-it dhe Elfsborgut, që u gjykua nga arbitri kryesor Juxhin Xhaja dhe asistentët Arber Pema e Rejdi Avdo.

Dueli i vlefshëm për Europa League përfundoi me fitoren 3-2 të holandezëve por nuk munguan dhe polemikat. Në minutën e 77’ kur rezultati ishte në barazim 2-2, arbitri Xhaja akordoi një penallti për Alkmaar që e realizoi saktë në rrjetë, shkruan A2.

Sikur të mos mjaftonte kjo suedezët e Elfsborgut e mbyllën me një lojtar më pak pasi arbitri shqiptar ndëshkoi me karton të kuq Holmen, raporton A2. Ky i fundit ndali në minutën e 86’ aksionin e holandezëve pas një ndërhyrje të parregullt.

Në fund festa ishte e Alkmaar që mbylli takimin me shifrat 3-2 dhe mori tre pikët e para në këtë kompeticion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos