Balaj bën heroin në fitoren dramatike të Vllaznisë ndaj Teutës

Nga A2 CNN
15 Shtator 2024, 21:59 | Futboll

Balaj bën heroin në fitoren dramatike të Vllaznisë ndaj

Vllaznia ka marrë një fitore dramatike përballë Teutës në Durrës, duke iu bashkuar Egnatias në kreun e renditjes së kampionatit shqiptar, shkruan A2.

Shkodranët gjetën golin e avantazhit me Malën në pjesën e parë dhe krijuan edhe raste të tjera për shënim. Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë me futjen në lojë të treshes Toma-Nasr-Torraj te durrsakët, pasi ata vunë në vështirësi të mëdha prapavijën shkodrane.

Nasr gjeti barazimin dhe goditi më pas shtyllën, teksa rastet në portën e Qarrit shtoheshin. Shkodranët gjetën një gol me Matuti i cili më pas u anulua mes protestash.

Por, në fundin e ndeshjes, Balaj me një goditje të saktë me kokë i dha suksesin skuadrës së tij dhe tre pikë shumë të rëndësishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos