Ballkani mbyll aventurën europiane, mundet nga Dinamo e Zagrebit

Nga Dea Kozma
15 Dhjetor 2023, 11:03 | Futboll

Ballkani mbyll aventurën europiane, mundet nga Dinamo e Zagrebit

Ballkani mbylli aventurën europiane duke u eliminuar përfundimisht nga Conference League. Dardanët u mposhtën 3-0 nga Dinamo e Zagrebit në një ndeshje pa histori.

Kampionët e Kosovës duhet të fitonin me kroatët e të shpresonin që Plzen të mos humbiste me Astana. Mirëpo llogaritë nuk rezultuan kaq të thjeshta.

Ndonëse ekipi nga Zagrebi ishe e vetmja skuadër që Ballkani kishte mundur në këtë fazë grupesh, kroatët i kthyen reston duke i shënuar 3 gola në 8 minuta.

Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë kur Peric realizoi në minutën e 69. Një gol që i dha zemër kroatëve, pasi nuk kaluan as 5 minuta dhe shënuan dy të tjerë me të njëjtin autor Bruno Petkovic. Në këtë mënyrë, Ballkani mbyll këtu rrugëtimin e saj në Europë. Trajneri Ilir Daja për herë të tretë në karrierën e tij, nuk arrin të dalë përtej fazës së grupeve. Ballkani e mbyll në vendin e fundit me 4 pikë, njësoj me Astana, por kazakët rendin në vendin e tretë për shkak të golavarazhit në ndeshjet direkte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos