Një gol në minutat shtesë nga Rayan Cherki i dha Lyon-it një barazim 2-2 përballë Manchester United në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Europa League, duke ruajtur serinë prej gjashtë ndeshjesh pa humbje të "Djajve të Kuq" kundër francezëve (3 fitore, 3 barazime).
Rasmus Højlund pati mundësinë e parë të artë pas një pasimi nga Dorgu, por gjuajtja e tij ishte e dobët. Bruno Fernandes tentoi gjithashtu, por një bllokim në sekondat e fundit devijoi topin jashtë.
Gabimi i Onanës në minutën e 34-të i dha epërsinë Lyon-it, pasi një krosim i Thiago Almada-s kaloi të gjithë dhe u ndal në rrjetë, pavarësisht ndërhyrjes së portierit. Por United barazoi para pushimit me një devijim të Leny Yoro pas një goditjeje të Ugarte.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste. Garnacho iu afrua golit me një volej të fuqishëm, por Perri e ndali. Në minutën e 88-të, Zirkzee shënoi për 2-1 dhe dukej se do të ishte goli i fitores. Megjithatë, Cherki përfitoi nga një pritje e dobët e Onanës dhe barazoi në sekondat e fundit.
Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në "Old Trafford", ndërsa United zgjat në 12 ndeshje serinë pa humbje në ndeshjet e para të fazave me eliminim në Europë. (A2 Televizion)