Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga dhe këtë e ka bërë ndaj Almerias. Megjithatë, skuadra e Xavit sërish nuk ka bindur pasi përballë vendit të fundit ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 3-2, duke rrezikuar në disa raste të humbiste pikë nga kjo sfidë thuajse e sigurt në letër.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1 me Raphina-n që shënoi i pari për Barçën, ndërsa Leo Baptistao barazoi shifrat. Në pjesën e dytë, katalanasit kaluan në avantazh me Roberton dhe u krijua ideja se gjithçka u mbyllur, por Almeria gjeti forca dhe barazoi rezultatin me anë të Gonzalez. Në fund ishte sërish Sergio Roberto ai që i shënoi golin e fitores për Barcelonën.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 38 pikëve, pas Realit dhe Girona-s kryesuese.
(A2 Televizion)