Përsëri kaos në Turqi. Tjetër ngjarje e pabesueshme në ditën kur kampionati rinisi, pas dhunës barbare ndaj arbitrit nga presidenti i ekipit të Ankaragucu.
Këtë herë ndeshja ndërmjet Istanbulspor dhe Trabzonspor u ndërpre pak minuta përpara fundit, pasi presidenti i ekipit vendas zbriti në fushë dhe detyroi skuadrën të largohej, në shenjë proteste për një penallti të paakorduar.
???? A strange incident happened in the Turkish Super Lig ????????⚽️
— HyzrSport.com (@hyzr_711) December 19, 2023
President of Istanbulspor club asks his players to leave the field in the 79th minute during his match VS Trabzonspor in objection to the referee decisions & not receiving a penalty kick ⚽️❌pic.twitter.com/TAok7WodjN
Deri në ato momente, miqtë e Trabzonspor po kryesonin me rezultatin 2-1. I zemëruar për vendimin e gjyqtarit, presidenti Faik Sarialioglu shkoi vetë te lojtarët, duke u kërkuar të braktisnin ndeshjen.
Arbitri qëndroi në fushë, pa lëvizur. Ai thjesht vëzhgoi me kujdes skenën, ndërsa delegati i takimit mori të gjitha shënimet e nevojshme, për të dorëzuar në federatë raportin e asaj që ndodhi. Pjesë e Instanbulspor është edhe fantazisti shqiptar Eduart Rroca. Mesfushori nuk luante në këtë ndeshje për shkak dëmtimi dhe e ndoqi ngjarjen nga tribuna.
Ky ishte një tjetër episod që ka ngritur shumë diskutime dhe polemika. Një momenti cili shënjon këtë sezon tejet të vështirë dhe problematik në Superligën turke. (A2 Televizion)