Barcelona mposht Atleticon dhe ruan vendin e parë në La Liga

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 08:41 | Futboll

Barcelona mposht Atleticon dhe ruan vendin e parë në La Liga

Barcelona u ka dhënë një sinjal të qartë rivalëve në kampionat me një fitore bindëse 3-1 ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen e javës 19, të luajtur mbrëmjen e së martës.

Atletico gjeti i pari golin me një kundërsulm të Baena, shkruan A2.

Raphinha barazoi shifrat me një aksion spektakolar, ndërsa para fundit të pjesës së parë, Lewandowski humbi një 11-metërsh.

Në fraksionin e dytë të lojës Barcelona e kërkoi më me ngulm golin dhe ia doli ta gjente fillimisht me Dani Olmon, për të vulosur më pas suksesin me golin e Ferran Torres në minutat përmbyllëse të duelit.

Me këtë fitore, Barça e çon në 4 pikë diferencën ndaj Reali ndjekës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos