
Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan janë vrarë në Siri gjatë një prite nga një atentator i vetëm i Shtetit Islamik, ka njoftuar ushtria e SHBA-së.
Pentagoni tha se tre anëtarë të tjerë të shërbimit ushtarak u plagosën në sulm, gjatë të cilit atentatori u vra, shkruan A2 CNN.
Identitetet e viktimave po mbahen të fshehta për 24 orë, derisa të njoftohen familjarët e tyre më të afërt.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi: “Le të dihet qartë: nëse shënjestroni amerikanët, kudo në botë, do ta kaloni pjesën e mbetur të jetës suaj të shkurtër dhe të mbushur me ankth duke e ditur se Shtetet e Bashkuara do t’ju ndjekin, do t’ju gjejnë dhe do t’ju vrasin pa mëshirë”. (A2 Televizion)