Vitor Roque është prezantuar në mënyrë spektakolare si blerja më e fundit e Barcelonës.
Klubi spanjoll publikoi një video në rrjetet sociale ku shihet një tigër duke shëtitur i lirë në stadiumin “Montjuic”, aty ku luan aktualisht ndeshjet Barcelona. Videoja është realizuar me inteligjencë artificiale dhe është zgjedhur pikërisht tigri për shkak se nofka e brazilianit është “Tigrinho”.
View this post on Instagram
Sulmuesi 18-vjeçar u transferua te Barcelona nga ekipi brazilian i Atletico Paranaense.
(A2 Televizion)