Nga Derbi Tirana-Dinamo te dueli i mbijetesës Bylis-Skenderbeu. Të dielën do të luhen dhe tre ndeshjet e tjera të javës së 27 në Kategorinë Superiore.
Spikat derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo që këtë herë do të luhet në Elbasan Arena, shkruan A2 CNN.
87 trofe do të zbresin në fushë me dy ekipet kryeqytetase që këtë sezon luajnë për objektive të ndryshme.
Bardheblutë janë në një krizë totale dhe rrezikojnë rënien nga kategoria. Për këtë, nuk kanë rrugë tjetër përveçëse 3 pikë përballë Dinamos që kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive.
Në takimet e tjera, në Ballsh, luhet derbi i mbijetesës mes Bylisit dhe Skënderbeut, ndërsa Egnatia pret në Rrogozhinë Teutën me synimin për të mbrojtur vendin e parë. (A2 Televizion)