Milani fitori me përmbysje 2-1 ndaj Fiorentinës në “San Siro” dhe mori kreun e renditjes së Serisë A.
Robin Gosens shfrytëzoi një rrëmujë në zonë dhe shënoi për Fiorentinën, duke i dhënë avantazhin miqve, shkruan A2.
Por, kuqezinjtë reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 63, me një goditje nga jashtë zone të Rafael Leaos, që përfundoi në cepin e poshtëm të portës.
Pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, VAR-i ndërhyri për një faull në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti për Milanin. Leao mori përsipër ekzekutimin dhe realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri u ngjit në krye të tabelës, me një pikë më shumë se ndjekësit. (A2 Televizion)