Real Madrid fitoi 1-0 ndaj Getafes në transfertë dhe ruajti kryesimin në kampionatin spanjoll para "Klasikes" me Barcelonën.
Ndeshja u zgjidh vetëm në fund për madrilenët. Vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë, Alan Nyom u ndëshkua me karton të kuq direkt për goditje ndaj Viniciusit pa top.
Menjëherë pas kësaj, Mbappe përfitoi duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të Arda Guler, shkruan A2.
Në fund, Getafe mbeti me nëntë lojtarë, pasi Aleks mori kartonin e dytë të verdhë për një tjetër faull ndaj Vinicius.
Real Madrid mban kreun e La Liga me 2 pikë më shumë se Barcelona.
(A2 Televizion)