Hamasi ka thënë se do të lirojë mbetjet e dy pengjeve të tjera izraelite gjatë ditës së sotme.
Sipas mediave të huaja, që citojnë krahun e armatosur të Hamasit, trupat do të dorëzohen në orën 9 të mbrëmjes me orën lokale, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të Hamasit me Izraelin.
Hamasi deri më tani ka kthyer trupat e 13 pengjeve të ndjera izraelite, me 41-vjeçarin Tal Haimi i fundit që u lirua mbrëmë.
Izraeli thotë gjithashtu se mbetjet e 15 pengjeve të vdekura ende mungojnë, përcjell A2 CNN.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka pasur përplasje të armatosura në Gaza, pasi Izraeli e akuzoi Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. (A2 Televizion)