Beckham ndërton një “mini” Barça me “pleq”

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 16:59 | Futboll

Beckham ndërton një “mini” Barça me

David Beckham po ndërton në Amerikë një skuadër me yjet e Barcelonës! Busquets, Alba, Messi janë tashmë pjesë e Inter Miami-t, ndërsa atyre do t’iu bashkohet edhe një shok i vjetër. Luis Suarez do të transferohet nga skuadra braziliane e Gremios për te amerikanët e Inter Miamit.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari Fabrizio Romano, i cili ka thënë se uruguaiani do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare me opsion për ta vazhduar atë edhe për një tjetër vit.

Busquets, Alba, Messi e Suarez kanë fituar së bashku 13 trofe në kohët e arta të Barcelonës. Në 6 sezone së bashku, Messi dhe Suarez shënuan respektivisht nga 198 dhe 280 gola. Suarez asistoi në 47 golat e Messit dhe argjentinasi ia ktheu favorin në 52 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos