Finalja e Botërorit të Klubeve, Manchester City gati për një tjetër trofe

Nga Erald Kodhelaj
22 Dhjetor 2023, 13:50 | Futboll

Finalja e Botërorit të Klubeve, Manchester City gati për një

Sot në mbrëmje do të luhet finalja e Botërorit të Klubeve mes Manchester City dhe Fluminense.

Kampionët e Europës do të përballen me kampionët e Amerikës Latine, në një ndeshje ku interesi ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Qytetarët” kërkojnë një tjetër sukses pas fitimit të tripletës sezonin e kaluar, edhe pse yjet e skuadrës, Erling Haaland apo Kevin De Bruyne do të mungojnë për shkak dëmtimi.

Takimi do të luhet në Xhedah të Arabisë Saudite, prej orës 19:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos