Ngec Girona, Reali i merr kreun në shtesë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 23:28 | Futboll
Ngec Girona, Reali i merr kreun në shtesë

Reali i Madridit ka arritur të përfitojë nga barazimi që Girona mori në transfertë këtë javë të La Liga-s dhe mori kreun e renditjes.

Skuadra që po bën surprizën këtë sezon në futbollin spanjoll duke sfiduar gjigantët e Realit dhe Barcelonës ngeci në një barazim 1-1 në fushën e vështirë të Betisit. Girona kaloi e para në avantazh në pjesën e parë, por nuk mundi ta mbajë rezultatin pasi vendasit barazuan dy minuta para fundit të kohës së rregullt.

Ndërkohë Reali i Madridit, vetëm në minutën e dytë të shtesës, arriti të rrëmbente fitoren në transfertë ndaj Alaves me një gol të realizuar nga Lucas.

Pas këtyre ndeshjeve, Reali dhe Girona ndajnë vendin e parë me nga 45 pikë, por madrilenët kanë një golavarazh më të mirë, ndërsa Barcelona mban vendin e parë me 7 pikë më pak.

A2 CNN Livestream

Latest Videos