Dramat e Ajax nuk kanë fund, eliminohet nga Kupa e Holandës nga skuadra e kategorisë së katërt

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 21:50 | Futboll

Dramat e Ajax nuk kanë fund, eliminohet nga Kupa e Holandës nga

Skuadra legjendare e Holandës, Ajax-i, është duke kaluar një sezon tejet të vështirë në kampionat dhe këtë gjë e ka treguar edhe në Kupë.

Në ndeshjen e kësaj të enjteje, skuadre e Ajax-it është eliminuar nga skuadre e kategorisë së katërt, USV Hercules. Pieters kaloi vendasit në avantazh pas 16-të minutash lojë dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, trajneri van t’Schip zbriti me disa ndryshime, por edhe këto nuk mjaftuan, pasi USV Hercules shënoi golin e dytë në minutën e 66-të me të njëjtin autor, Pieters.

Ajax reagoi shtatë minuta nga fundit, teksa ngushtoi rezultatin me Brobbey, ndërsa në minutën e 89-të Akpom barazoi ndeshjen.

Megjithatë, ishte vetëm një “iluzion”, kjo pasi Grotenbreg shënoi golin e fitores për USV Hercules në minutën e tretë të shtesës duke i dhënë një goditje të fortë Ajax-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos