Berat Gjimshiti titullar në Champions, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shakhtar-Atalanta

Nga A2 CNN
2 Tetor 2024, 17:50 | Futboll

Berat Gjimshiti titullar në Champions, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të pasdites, të vlefshme për raundin e dytë në Champions, mes të cilave edhe Shakhtar Donetsk-Atalanta. 

Berat Gjimshiti do të jetë titullar me bergamaskët, ekip me të cilin fitoi si kapiten edicionin e kaluar të Europa League, shkruan A2 CNN.

Atalanta vjen në këtë duel pas barazimit pa gola me Arsenalin, ndërsa Shakhtari barazoi po 0-0 me Bolonjën.

Ndeshja tjetër është ajo mes Gironës dhe Feyenoord. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos