Për herë të parë në histori, një trupë e plotë arbitrash shqiptarë do të gjykojnë së bashku një ndeshje në kompeticionet Europiane.
Enea Jorgji si kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj dhe Juxhin Xhaja në VAR, do të vendosin drejtësi në takimin Heidenheim– Olimpija, e vlefshme për UEFA Conference League.
Sipas programit, ndeshja do të luhet ditën e enjte më 3 tetor në Gjermani në orën 18:45, shkruan A2.
Një vlerësim i madh ky për arbitrat shqiptarë që mesa duket kanë bindur UEFA-n për të gjykuar së bashku dhe në nivele të tilla në futbollin europian. (A2 Televizion)