Zyrtare, Barcelona prezanton zëvendësuesin e Ter Stegen

Nga A2 CNN
2 Tetor 2024, 17:19 | Futboll

Zyrtare, Barcelona prezanton zëvendësuesin e Ter Stegen

Barcelona ka prezantuar Wojciech Szczesny si portierin e ri të ekipit. Polaku ishte tërhequr nga futbolli në verë, pasi Juventus nuk i rinovoi kontratën, shkruan A2 CNN.

Dëmtimi i Ter Shtegen, me portierin gjerman që mbylli sezonin, detyroi Barcelonën të gjente një portier të ri.

Dhe pse Hansi Flick ka bërë të ditur që duhet të luftohet për vendin e titullarit, Szczesny me shumë mundësi do të jetë portieri i parë i katalanasve.

Mësohet nga mediat spanjolle se ky ishte dhe një nga kushtet kryesore të portierit polak për t’u rikthyer në futboll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos