Botërori i klubeve, Chelsea mund Benfican dhe siguron çerekfinalen

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 10:46 | Futboll

Botërori i klubeve, Chelsea mund Benfican dhe siguron çerekfinalen

Chelsi mundi 4-1 Benfikën dhe siguroi një biletë për në cerekfinalen e Botërorit të Klubeve. Një ndeshje me shumë emocione dhe ritëm që zgjati më shumë se katër orë për shkak të motit ekstrem. Londinezët kaluan në avantazh me golin e Xhejms në minutën e 64.

Megjithatë Benfika nuk u dorëzua deri në fund.Kur kishin mbetur edhe katër minuta lojë, lojtarët u nxorën nga fusha për shkak të stuhive në zonë dhe, kur ekipet u rikthyen në fushë pas gati dy orësh, Benfica shënoi me goditjen e parë në portë. Ishte Angel di Maria që luajti ndeshjen e tij të fundit më portugezët, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-të.

Në shtesa, dy epet rritën presionin, dy kartonat e verdhë të Gianluca Prestiannit bënë që Benfika të mbetej me 10 lojtarë. Pas shumë tentativash, Nkuku riktheu në festë Chelsin. Në fund kishte kohë dhe për dhe Pedro Neto dhe Hall që i dhanë dhe goditjen finale Benfikës. Të premten në çerekfinale, Chelsea luan ndaj brazilianëve të Palmeiras.

Skuadra amerikano latine mundi minimalisht Botafogon në derbin brazilian. Paulinjo ishte heroi i ekipit që me golibn e tij i siguroi biletën në cerkefinalen e Botërorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos