Bregu nuk mjafton, Dinamo mposhtet nga Hajduku i Splitit

Nga A2 CNN
7 Gusht 2025, 23:08 | Futboll

Bregu nuk mjafton, Dinamo mposhtet nga Hajduku i Splitit

Dinamo u mposht 2-1 nga Hajduku i Splitit në transfertë, pavarësisht se ishte në avantazh falë golit fantastik të Dejvi Bregut.

Në minutën e 37 skuadra shqiptare kaloi në avantazh, shkruan A2. Bregu, me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndësh. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dinamos, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës vendasit arritën të përmbysnin rezultatin. 

17-vjeçari Durdov vendosi baraspeshën, ndërkohë që në minutën e 63 një gafë e kapitenit Bruno Dita në mbrojtje i dhuroi golin e fitores Hajdukut.

Pas 1 jave, Dinamo do të përpiqet të përmbysë rezultatin në "Air Albania".  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos