Egnatia ka barazuar me shifrat 0-0 ndaj Olimpijas së Ljubljanës, në takimin e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës të zhvilluar në Slloveni.
Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova bëri gjithçka mirë në pjesën e parë, duke mos lejuar vendasit të shfaqeshin shpesh rrezikshëm para Dajsinanit, shkruan A2.
Në pjesën e dytë, protagonist u bë gjyqtari skocez i cili dha një disa kartonë të verdhë për rrogozhinasit, plot 9 të tillë, me një të kuq për Fangajn. Ai dha edhe dy penallti për vendasit, ku e para u gabua nga Tam.
Ndërsa e dyta u anulua pas sinjalizimit të VAR, pasi ishte faull jashtë zonës.
Egnatia kthehet në Shqipëri me një rezultat pozitiv që i jep mundësi të mira të tentojë kualifikimin për më tej. (A2 Televizion)