
Kjo e diel është dita me shifrat më të larta të pasagjerëve në hyrje e këtij dhjetori deri më tani në portin detar të Vlorës. Përgjatë mëngjesit të së dielës, në këtë portë kanë hyrë 692 pasagjerë të cilët vijnë nga Brindisi i Italisë për të kaluar festat e fundvitit në Vlorë.
45 persona është ekuipazhi por kanë hyrë edhe 147 autovetura por edhe mjete të mëdha si kamion, minibus, kampera etj.
E diela vazhdon fluksin në rritje të nisur përgjatë të shtunës teksa ky fluks pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Gjithashtu kjo fundjavë ka shifrat më të larta pas përfundimit të muajit gusht, përfundimit të sezonit veror. (A2 Televizion)