Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket se është afër fundit.
Diskutimet midis palëve gjatë orëve të fundit kanë qenë pozitive dhe tani Cesc Fabregas është gati të mirëpresë bashkëkombësin e tij për të forcuar sulmin e klubit të Comos.
Marrëveshja e huazimit do të çojë në arkat e Milanit 1 milion euro paraprakisht, plus 9 milion euro për një blerje të detyrueshme.
Klubi turk, i cili kërkoi kompensim për përfundimin e parakohshëm të huazimit, do të marrë 5 milion euro në total (tre milion euro plus dy bonuse).
Spanjolli, nga ana tjetër, do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare deri në vitin 2029. (A2 Televizion)