Vrasja e Pavlin Prekës, arrestohen dy autorët e dyshuar

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2025, 10:14 | Kronikë

Vrasja e Pavlin Prekës, arrestohen dy autorët e dyshuar

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në shkurtin e këtij viti në Shkodër, raporton A2 CNN.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e krimit”, vihen në pranga shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel  Koçeku.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull;

V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri,

për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos