Shpallet në kërkim Eno Agasi, djali i xhaxhait të Ergys Agasit

Nga Armand Bajrami
21 Dhjetor 2025, 11:06 | Kronikë
Shpallet në kërkim Eno Agasi, djali i xhaxhait të Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim Eno Agasin, djalin e xhaxhait të Ergys Agasit.

Me kërkesë të prokurorit Bledar Valikaj, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Masa nuk është ekzekutuar, pasi ai nuk është gjetur, shkruan A2 CNN.

Eno Agasi akuzohet për veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Fletë-arresti ndaj tij është kërkuar pas gjetjes së një koleksioni verërash të shtrenjta, me vlerë miliona euro, të zbuluara gjatë kontrolleve të BKH-së në një nga pronat e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK.

Hetimi i Valikajt është koordinuar me SPAK-un.

Pas inventarizimit, një sasi e verës është zhvendosur, veprim që dyshohet të jetë kryer nga Eno Agasi.

Sipas çmimit të referencës, totali i vlerës së verërave të shtrenjta pa pullë fiskale në kantinën e Agasit shkon në gati 3 milionë euro, ndërsa dëmi i shkaktuar shtetit llogaritet në 40 milionë lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos