Moti i keq ndryshon orarin e ndeshjeve

Nga Erald Kodhelaj
2 Nëntor 2023, 17:45 | Futboll

Moti i keq ndryshon orarin e ndeshjeve

Moti i keq që do të përfshijë vendin tonë gjatë fundjavës, ka bërë që të ndryshojë edhe orari i ndeshjeve në të gjitha nivelet e kampionatit të futbollit.

Vendimi i Departamentit të Garave në Federatën e Futbollit përfshin përballjet e përcaktuara në Kategorinë Superiore, duke vijuar edhe në Kategorinë e Parë dhe të Dytë.

Të gjitha takimet e përcaktuara të luhen në orën 14:00, do të nisin 30 minuta më herët. Synimi është zhvillimi i lojës në fusha sa më të përshtatshme, për të mos ndikuar në cilësinë dhe rezultatin e ndeshjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos