Debutim ëndrrash për Dani Olmon me Barcelonën. Spanjolli u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e përmbysjes 2-1 ndaj Rayo Vallecano së Ivan Balliut, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të La Ligës.
Vendasit shënuan të parët me Lopez në minutën e 9. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Rayo Vallecanon, siç raporton A2.
Në fragmentin e dytë të lojës ishin katalanasit ata që morën “frenat” e ndeshjes në duar. Në minutën e 60 Pedri vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Olmo shënoi golin e fitores në minutën e 82 pas asistit të Yamal.
Ky ishte triumfi i tretë radhazi për Barcelonën në kampionat, që e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte. Për sa i përket Ivan Balliut, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në këtë duel, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë 90-minutëshit./ A2 CNN
(A2 Televizion)