Bundesliga, Bayern ''leksion'' Leipzig, fiton me 5 gola

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 12:10 | Futboll

Bundesliga, Bayern ''leksion'' Leipzig, fiton me 5 gola

Bayern Mynihut mundi me rezultatin 5-1 Leipzig, në një ndeshje të mbushur me emocione.

Musiala zhbllokoi shifrat pas vetëm 27 sekondash lojë, ndërsa Sesko u përgjigj shpejt duke barazuar pas dy minutash.

Skuadra bavareze kishte ardhur me synimin e qartë për të marrë 3 pikë. Konrad Laimer riktheu avantazhin për ekipin e Kompani ndërsa në fund kishte kohë dhe për Kimish që mbylli pjesëm e parë me shifrat 3-1.

Edhe në fraksionin e dytë, asgjë nuk ndryshoi. Sané dhe Alfonso Dejvis i dhanë dhe goditjet finale Leipzig që e pa veten e dorëzuar.

Pas këtij triumfi, Bayern është e vetme në krye me 36 pikë, 7 më shumë se Leverkusen i vendit të dytë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos