Java e fundit e Bundesligës ka dhuruar emocione deri në sekondat e fundit të javës së fundit.
Me Bayernin e shpallur kampion prej disa javësh, vëmendja ishte te lufta për vendin e katërt në klasifikim, që çon në Champions League. Dortmund bëri detyrën duke mundur me shifrat 3-0 Holstein Kiel dhe kapërceu vetëm Freiburgun në renditje, shkruan A2.
Ky i fundit u mund në shtëpi 1-3 nga Eintracht Frankfurt, i cili blindoi vendin e tretë në renditje dhe pjesëmarrjen në Champions.
Sa i përket mbijetesës, Holstein Kiel dhe Bochum ranë një kategori më poshtë. (A2 Televizion)