“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë: Deri në 50 mijë lekë të reja

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 16:34 | Futboll

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online, shkruan A2 CNN.

Si të aplikoni:

Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit.

Zgjidhni tribunën e stadiumit.

Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës.

Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit.

Afatet dhe procesi i përzgjedhjes:

Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.

Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.

Blerja dhe marrja e biletave:

Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025.

Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit.

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme. Çmimet e biletave variojnë nga 2 mijë lekë deri ne 50 mijë lekë në sektorin 104.

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos