Zyrtare, Real Madrid firmos me mbrojtësin e Spanjës

Nga A2 CNN
17 Maj 2025, 13:37 | Futboll

Zyrtare, Real Madrid firmos me mbrojtësin e Spanjës

Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Dean Huijsen.

“Los Blancos” kanë nënshkruar kontratë 5-vjeçare me spanjollin, i cili vjen nga Bournemouth, dhe i kanë paguar 60 milionë euro klubit anglez.

“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili mbetet i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Real Madrid në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos