Pas largimit të Brdaric, Edi Martini bëhet trajner i ri i Vllaznisë

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 12:37 | Futboll

Pas largimit të Brdaric, Edi Martini bëhet trajner i ri i

Edi Martini është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë. Pas largimit Tomas Brdaric, drejtuesit shkodran nuk kanë pritur kohë dhe menjëherë kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me teknikun shkodran Edi Martini.

Nga sa bëhet me dije, palët kishin kohë që negocionin dhe pas shumë bisedimesh kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Martini rikthehet si timonier i Vllaznisë pas 15 vitesh dhe do të pasojë në këtë detyrë trajnerin Thomas Brdariç.

Shkodrani ishte në krye të Trepçës në Kosovë dhe pas përfundimit të sezonit, tashmë do të fillojë punën në krye të skuadrës kuqeblu. Edi Martini ka drejtuar Vllazninë në sezonin 2009-2010 dhe pse 15-vitesh, 50 vjeçari rikthehet në pankinën kuqeblu.

Si trajner Edi Martini ka fituar gjithçka në futbollin shqiptar në vitet e fundit. Martini fitoi titullin me Teutën në sezonin 2020-2021 dhe triumfoi në Kupën e Shqipërisë në sezonin 2019-2020 si dhe fitoi Superkupë me Teutën në vitin 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos