
Torino fitoi me përmbysje ndaj Genoas, në ndeshjen e zhvilluar mesditën e së dielës.
Sfida e vlefshme për javën e 8 të Serisë A u mbyll me rezultatin 2-1, shkruan A2.
Kristjan Asllani e nisi titullar ndeshjen në formacionin e Torinos, derisa vendin e tij e zuri një tjetër futbollist i Kombëtares, Ardian Ismajli.
Fillimisht ishte një autogol dhe më pas goli i Maripan në minutën e 90 që vulosën fatin e takimit.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në kampionat për Torinon, që e ngjit në mesin e klasifikimit. (A2 Televizion)
