
Drita ka marrë një tjetër barazim në Conference League.
Skuadra kampione e Kosovës barazoi 1-1 përballë qipriotëve të Omonias, në ndeshjen e luajtur në Prishtinë, shkruan A2.
Goli i Manajt i dha avantazhin Dritës, por ajo nuk ia doli që të menaxhonte rezultatin deri në pushimin e ndeshjes, e arritur në minutën e fundit nga miqtë.
Në pjesën e dytë kishte raste nga të dy skuadrat, por rezultati nuk ndryshoi. Drita mori barazimin e dytë radhazi në Conference League. (A2 Televizion)
