VIDEO/ Bajrami shënon në derbin ndaj Celtic dhe feston me shqiponjë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2024, 17:55 | Futboll

VIDEO/ Bajrami shënon në derbin ndaj Celtic dhe feston me

Nedim Bajrami është bërë protagonist në derbin e Skocisë Celtic-Rangers, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Kupës, duke realizuar golin e parë në këtë takim.

Mesfushori shqiptar “vodhi” një top në mesin e fushës dhe u nis menjëherë në kundërsulm, në hyrje të zonës ai pasoi për një nga shokët e tij, i cili goditi drejt portës, por topi u prit nga portieri, shqiptari i gjendur brenda zonës e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë, shkruan A2.

Bajrami, nuk nguroi aspak, duke festuar menjëherë me shqiponjë përpara tifozëve rivalë të Celtic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos