Partizani rikthehet te fitorja, Dinamo mund Bylisin

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 19:18 | Futboll

Partizani rikthehet te fitorja, Dinamo mund Bylisin

Pas dy humbjeve radhazi, Partizani ka triumfuar 1-2 në transfertë ndaj Skënderbeut, duke marrë një fitore, e cila blindon vendin e katërt.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me avantazhin e korçarëve, por në të dytën, Partizani gjeti forca për të kthyer rezultatin. Në fillim ishte Kote që barazoi, ndërsa goli i fitores erdhi në shtesë me anë të Eleke.

Në takimin tjetër, Dinamo mori një fitore relativisht të lehtë ndaj Bylisit me rezultatin 3-1. Pas këtyre dy takimeve, Egnatia vijon të jetë në krye me 52 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e dytë me dy pikë më pak.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos