Pas goditjes në kokë që pësoi, e cila bëri t’i binte të fikët në fushën e lojës, gjendja e Rey Manaj-t është mjaft e mirë.
Sulmuesi u transportua me urgjencë në spital, por situata e krijuar vetëm sa nxori në pah karakterin e fort. Sapo u përmend, 28-vjeçari pyeti mjekët nëse mund të luajë fundjavën e ardhshme.
Ndërkohë, gjatë vizitës së trajnerit të Sivaspor dhe drejtuesve të klubit në spital, ai i premtoi se për 2-3 ditë do të kthehet në stërvitje.
Spitali njoftoi se gjendja e Rey Manaj është e stabilizuar, kontrollet nuk shfaqën asnjë problem, por sipas protokollit ai duhet të qëndrojë 72 orë nën mbikëqyrjen e mjekëve. (A2 Televizion)