Sfida kundër Polonisë, e programuar të luhet në 26 mars 2026, e vlefshme për fazën playoff të kualifikueseve të Kupës së Botës, është ndoshta ndeshja më e shumëpritur nga tifozët kuqezi.
Gazetari Dëfrim Methasani zbuloi në “Mega Sport” në A2 CNN, se janë rreth 250 mijë vetë që duan të marrin një biletë për në Poloni, edhe pse duhen 4 muaj nga zhvillimi i ndeshjes.
“Me informacionet që unë kam janë rreth 250 mijë kërkesa nga shqiptarët deri tani për bileta për ndeshjen Poloni-Shqipëri”, tha Methasani. “Isha jashtë Shqipërisë, në Zvicër. Si këtë herë, nuk më ka ndodhur kurrë. Po mbanin radhë njerëzit të takoheshin me mua sepse të gjithë donin të flisnin për Kombëtaren. Këtë herë nuk kam paguar darkë apo drekë, askund, ishin tifozët që donin të mbyllnin faturat kudo”. (A2 Televizion)
