Interi ka marrë një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Slavia Pragës në San Siro, duke siguruar suksesin e dytë radhazi në fazën e ligës së UEFA Champions League. Ky rezultat e çon në nëntë ndeshje pa fitore serinë e çekëve në transfertë kundër skuadrave italiane.
Ndeshja nisi me dominim të Interit, por shanset e para erdhën vetëm pas gjysmës së pjesës së parë. Lautaro Martínez, pas një gabimi fatal të portierit Jindřich Staněk, shënoi golin e parë me lehtësinë më të madhe. Ky moment i hapi rrugën zikaltërve për të shtuar ritmin. Shpejt pas kësaj, Marcus Thuram shpërtheu nga krahu dhe shërbeu një asist perfekt për Denzel Dumfries, i cili dyfishoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi presionin, ndërsa vetëm një ndërhyrje heroike e Chaloupek e ndali rezultatin të shkonte 3-0 më herët. Megjithatë, një kundërsulm i shpejtë u finalizua sërish nga Martínez, duke vulosur fitoren me dopietë personale. Slavia u duk e pafuqishme, duke rrezikuar vetëm në minutën e 80-të me një gjuajtje nga distanca, e ndalur lehtë nga Sommer.
Surpriza e madhe e mbrëmjes ishte Gallatasaraj që mundi 1-0 Liverpool. Një penallti e kthyer në gol nga Viktor Osimhen rezultoi vendimtare për turqit që te festonin pas 90 minutash lojë. Edhe pse The Reds bënë çmos për të dalë me pikë nga kjo sfidë, në fund nuk ia dolën dot.
Fitore pa histori regjistruan ekipet e Madridit që nuk e kishin aspak të vështirë për të marrë 3 pikët. Real mundi 5-0 kazakët e Kairat ku protagonisti kryesor ishte Kilian Mbappe me tre gola ndërkohe nga ana tjetër Atletiko shkatërroi 5-1 gjermanët e Eintrakt Frankfurt.
Edhe Bajerni bëri detyrën duke mundur 5-1 Pafos. Një ndeshje shumë e lehtë për kampionët gjerman që mbyllën llogaritë që në 45 minutat e para duke shënuar 4 gola. Kejn dy herë, Guerreiro dhe Xhekson mbyllën pjesën e parë në avantazhin 4-0. Grekët reaguan, e Orisc por në fund Olise i dha dhe goditjen finale.
Në takimet e tjera, Chelsea mundi 1-0 Benfikën ndërsa Tottenham nuk shoi me shumë se barazimi 2-2 ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt. (A2 Televizion)