Ankth te Kombëtarja shqiptare. Ardian Ismajli lë fushën i dëmtuar, probleme në kofshë

Nga Dea Kozma
30 Shtator 2025, 17:50 | Futboll

Ankth te Kombëtarja shqiptare. Ardian Ismajli lë fushën i

Lajme të këqija për Silvinjon në prag të ndeshjes me Serbinë në muajin tetor. Mbrojtësi Ardjan Ismajli ka shfaqur disa probleme fizike në ndeshjen që Torino luajti ndaj Parmës dhe ka kërkuar zëvendësim të menjëhershëm.

Futbolliisti i Kombëtares, në minutën e 75-të, është ulur në fushë pasi nuk mund të vazhdonte më, shkruan A2.

Siç u raportua pas ndeshjes, për shkak të një dëmtimi dhe dhimbje në kofshën e djathtë, Ismajli u detyrua që të linte fushën i dëmtuar, duke shkaktuar “ankth” edhe te Kombëtarja shqiptare.

Kujtojmë se mbrojtësi kuqezi mungoi dhe në fillimin e sezonit po për shkak dëmtimi dhe duket se ky fat i keq e ka ndjekur sërish lojtarin.

Sa i përket ecurisë së ndeshjes, Ismajli dhe aty la shumë për të dëshiruar. Goli i parë për Parmën u shënua nga Pellegrino me penallti dhe ishte shqiptari që e shkaktoi pasi preku topin me dorë në zonë.

Në krahun tjetër, titullar ishte edhe futbollisti tjetër i kombëtares Kristjan Asllani, i cili luajti për 71 minuta, por pa mundur të lërë gjurmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos